Të mospaguajmë qiranë e banesës tonë
*Që nga fillimi i Prillit, disa shtëpi në Athinë kemi dalë në grevë ndaj pagesës së qirasë për arsyet e mëposhtme. Dëshirojmë që rrjeta e grevës të zgjërohet kudo që është e mundshme.
Këtë periudh pandemia e koronavirusit ka monopolizuar interesin e të gjithëve meqënëse masat e shteteve për parandalimin e tij, sado që na e mbushin mëndjen apo jo, kanë krijuar një gjendje mbytëse në jetën tonë. Slogani i kohës është “qëndroni në shtëpi” dhe politikanët na sigurojnë se nëse do “qëndrojmë” mbrënda ç’do gjë do shkojë mbarë.
Sidoqoftë, ne e dimë shumë mirë që ky slogan nuk i përshtatet të gjithëve. Nuk i përshtatet emigrantëve dhe emigranteve të grumbulluar në kampe përqëndrimi, të burgosurve që janë në burgje, në spitale psikiatrike dhe në azile pleqsh. Akoma dhe të pastrehët dhe të varurat nga droga, gratë që përjetojnë dhunë brënda familjes ose dhunë me bazë gjinore prandaj dhe shtëpia për ato nuk është një “strehë e sigurt”. Si ashtu dhe studentët që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre studentore. Gjithë këto të mësipërt janë vetëm disa nga subjektet të cilët mbeten të padukshëm kështu që izolohen dhe braktisen deri në vdekje pa qënë, domosdoshmërisht, të rrezikuar nga virusi.
Dhe pastaj jemi dhe ne, të papunët dhe punëtorët, vendaset dhe emigrantët, që kishim fatin të kemi sigurim shoqëror dhe shëndetësor nga puna (ènsima) (akoma dhe kur ne punojmë kohë të plotë por punëdhënësi deklaron sigurim me kohë të pjesëshme (gjysëm ènsima)), si ashtu të tjerët dhe të tjerat që kemi punuar pa kontratë pune që domethënë jo të deklaruar dhe pa sigurim shoqëror dhe shëndetësor nëpër punë siç janë kujdesja e fëmijëve ose pastrimi i shtëpive, etj. Të gjithë ne mbetëm papunë brenda një nate. Për shumicën prej nesh nuk na ofrohet asnjë mbështetje, në të njëjtën kohë që qiraja, dhe “detyrime” të tjera mujore, siç janë faturat e dritave dhe ujit, fatura që kanë të bëjnë me shpenzimet e përbashkëta të ndërtesës ku banojmë (kinóhrista) ose me shpenzimet e ngrohjes vazhdojnë të vijnë pa marr parasysh nëse kemi mundësi ti përballojmë ekonomikisht.
Është e qartë se ne nuk mund ta lëmë jetën tonë në duart e shtetit. Masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusin kanë ardhur dhe do mbeten, dhe na kanë tashmë shterruar ekonomikisht. Mos, vallë ,erdhi koha të refuzojmë pagesën e qirasë së banesës tonë?
Grevë qirash – Ulje qirash – Refuzim pagesash
Ne jetojmë në qytet dhe paguajmë qiranë. Shuma që harxhojmë për qiranë është një sasi jo e drejtë parash në krahasim me rrogat tona – nëse paguemi – këtu dhe shumë vite. Në fakt, ne japim përqindjen më të madhe të parave që fitojmë, nga punë muti që bëjmë, për shtëpinë ku duhet të jetojmë. Për ne, është shtëpia jonë e parë dhe e vetme dhe kështu nuk jemi në të njëjtin pozicion me pronarët, pasi këto shtëpi zakonisht janë për ata një pronë e tepërt nga e cila kanë fitim.
Kjo është e mjaftueshme për të refuzuar pagesën e qirasë tonë me çdo mënyrë që mund të mendojmë, dhe ti komunikojmë qëllimin tonë pronarëve në çdo mënyrë që dëshirojmë. Sigurisht nuk kemi iluzione nëse pronarët mund të na detyrojnë të mos “qëndrojmë në shtëpi” duke na hequr prej saj. Për këtë arsye, ne nuk duhet të qëndrojmë vetëm, por përkudrazi të mundohemi ta përballojmë sëbashku. Kështu që komunikojmë me komshijtë në pallatin dhe në lagjen ku banojmë si ashtu dhe me miqtë dhe shoqet tona. I njoftojmë për këtë përzgjedhje që kështu të japim zgjidhje dinamike për çështjen e strehimit tonë. Kontaktojmë me njerëz të tjerë në lagjet tona, të cilët refuzojnë pagesën e qiras. Mos lëmë vetëm asnjërën dhe asnjërin në distopinë që jetojmë tani dhe do jetojmë kur/nëse gjëndja aktuale do përfundoj. Të bëjmë problemet tona të dukshme dhe të përbashkojmë refuzimet tona.
Mbajmë qiranë tonë për muajt e ardhshëm, dhe organizohemi për të luftuar për jetën tonë
Vëndbanim i përhershëm dhe dinjitoz për të gjithë
Call for rent strike!
Κάλεσμα σε απεργία ενοικίου!
Thirrje për grevë qirash!
Appel à une grève de loyer!
فراخوان برای اعتصاب اجاره خانه!
دعوة للاضراب عن دفع الايجار!
norent_19@riseup.net
teksti në format .pdf